As një muaj nga ndarja me Roman, Dua Lipa “e çmendur” pas të dashurit të ri – Shqip

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare dhe aktori britanik Callum Turner u kapën duke u puthur

Pas ndarjes nga regjisori Romain Gavras, Dua Lipa po shijon një romancë të re. Sipas medias rozë “Page Six”, këngëtarja shqiptare mësohet se është në një lidhje më aktorin mjaft të njohur britanik, Callum Turner. Dyshimet për romancën mes tyre nisën kur çifti u kap duke kërcyer dhe puthur në një festë në Beverly Hills.

“Është një lidhje e re, por ata janë të çmendur pas njëri-tjetrit,” thotë një burimi i brendshëm për këtë media. Edhe pse janë ditët e para të romancës së tyre, duket se marrëdhënia mes tyre është mjaft intensive. Këtë e tregon edhe prezenca e saj në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan edhe aktori.

Dua u nda me ish të dashurin e saj Romain Gavras në dhjetor 2023. Në atë kohë, “The Sun” bëri të ditur se ylli i popit u nda me regjisorin francez për t’i dhënë përparësi karrierës.

Klan News

You may also like