Artur Zheji del me parashikimin, tregon lëvizjen që mund të bëjë Sali Berisha

by admin
Spread the love

Analisti Artur Zheji ka bërë analizën e tij mbi situatën e brendshme në PD.

“A e ndau Berisha PD dhe a është kjo lëvizje e tij klandestine?”, ishte kjo pyetja që iu drejtua analistit.

“Po, deri tani po. Klandestine është akti juridik për thërritje e Kuvendit. Nëse nuk i ka firmat autentike nuk e thërret dot Kuvendit. Ai ka kapërcyer të gjitha target e një anëtari të thjeshtë. Ai jo vetëm që thërret kongresin, por ka përcaktuar edhe rendin e ditës. Nëse ai thotë që është anëtarësia që zgjedh kryetarin, që do të zgjedhë kryetarin për kryeministër, ai e parathotë këtë gjë sikur ai është kryesia, kryetari dhe ai që do të jetë produkt i tyre. Ai thotë do të demokratizojë PD. Nuk ka mundësi të parathuash se çfarë do të ndodhi. Datën 18 e vendosi kryetari, po datën 11 kush e vendosi? Sepse firmat nuk janë treguar. Këtu kemi të bëjmë një spektakël të kongresit dhe kongresin që do të mblidhet më pas. Do të krijohet një parti e vogël e Berisha do ti tregojë amerikanëve që unë jam me pushtet. Ai do të thotë që unë di të marr një pjesë të partisë dhe do të negocioj për këtë gjë.”-shprehet Zheji.

You may also like