Artileria izraelite qëllon fshatrat në jug të Libanit (fotot)

by admin
Spread the love

Shtëllunga tymi shiheshin sot të ngriheshin prej goditjeve të artilerisë izraelite pranë fshatit libanez Qlayaa mes zjarrit përtej kufirit nga ushtria, e cila thotë se shënjestron mlitantë të lëvizjes Hezbollah.

Zona kufitare mes dy vendeve ka parë shkëmbime zjarri që prej nisjes së sulmeve izraelite në Gaza më 7 tetor.

Zyrtarë të forcave paqeruajtëse të OKB në Liban shprehnin dje shqetësim të thellë për zgjerim të përplasjeve në një konflikt mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollah.

Kreu i forcës së OKB në Liban,  Aroldo Lazaro, tha:

“Prioriteti ynë për momentin është parandalimi përshkallëzimit, mbrojtja e jetëve civile dhe të sigurojmë jetën e paqëruajtësve që punojnë për këtë”.

Komentet e tij erdhën pas një takimi me kryeministrin libanez Najib Mikati dhe kreun e parlamentit Nabih Berri, që raportohet si një aleat i Hezbollah.

Të paktën 88 njerëz janë vrarë deri tani nga goditjet izraelite në Liban, shumica e të cilëve militantë të Hezbollah dhe grupeve të tjera militante pro-palestineze, shkruan rrjeti AFP.

Muajin e kaluar një goditje artilerie plagosi një paqeruajtës të OKB pran fshatit libanez Hula, vetëm disa orë pasi një tjetër predhë kishte goditur ndërtesën e paqeruajtësve në Naqura pranë kufirit Liban-Izrael.

Fora paqeruajtëse UNIFIL është vendosur në Liban prej vitit 1978 për monitorimin e tërheqjes së ushtrisë së Izraelit që pushtoi asokohe Libanin.