Arteta po feston në stilin e tij, vjen përgjigja nga Jurgen Klopp

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp i është përgjigjur disa kritikave që mori pasi festoi ‘egërsisht’ me tifozët e Liverpool pas fitores ndaj Luton Town.

Trajneri gjerman ka folur edhe për Mikel Artetën, i akuzuar se ka ‘kopjuar’ festën e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

“Mund të thuash çfarë të duash për festimet e mia. Dëgjova disa diskutime se Mikel Arteta e festoi shumë fitoren ndaj nesh. Kjo definitivisht nuk erdhi nga unë. Secili mund të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk kam shpikur asnjë lloj feste, nuk kam të drejtën e autorit për atë festë dhe as nuk dua”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Kjo është për ne dhe për askënd tjetër. Nuk ka të bëjë me kë luani, më besoni. A do ta kishit menduar përpara fillimit të sezonit se ndeshja me Luton do të ishte ndeshja ideale për ta bërë këtë? Jo, por është një lojë që nuk do ta harroj kurrë në jetë, do t’u them nipërve se ishte e veçantë. Unë dua të fitoj, por jo për veten time apo rastin tim të trofeut. Është për djemtë, për klubin, për njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme dhe gjithçka do të vazhdojë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/

You may also like