Arteta për Chelsea: Situatë e vështirë për t’u menaxhuar, por Tuchel është i duhuri

by admin
Spread the love

Situata komplekse që ka pushtuar Chelsean pas vendimeve të marra nga qeveria angleze ndaj pronarit të klubit Roman Abramovich, nuk është bërë tema qendrore për Blutë. E gjithë bota e Premier League është duke dhënë komentet e saj për situatën ku ndodhen londinezët.

Për këtë çështje, Mikel Arteta, trajneri spanjoll në krye të një prej rivalëve historikë të Chelseat, Arsenalit, u shpreh se Tuchel megjithatë është personi i duhur pavarësisht situatës që Chelsea po kalon.

“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë për t’u menaxhuar, por jam i sigurt se Tuchel do ta bëjë këtë në mënyrën më e mirë të mundshme. Thomas ka treguar gjithmonë integritet të madh dhe do ta bëjë këtë gjë edhe tani”.

Arteta më pas foli edhe për mundësinë që Arsenali ka për të përfituar nga situata e rivalëve: “E vetmja gjë që ka rëndësi për mua është se si stërvitemi dhe luajmë. Çdo gjë tjetër është aq e paparashikueshme sa askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë”. /oversport.tv

Foto: Arsenal Facebook

You may also like