Arteta: Arsenali im gati për finalen, City dhe Liverpooli kanë një meritë

by admin
Spread the love

Sezoni i ri në Angli nis me një super ndeshje. Pasi rivalizuan gjatë mes tyre për fitimin e titullit kampion në edicionin e kaluar, Manchester City dhe Arsenali do të përballen në finalen e Superkupës.

Që vjen ekskluzivisht në Shqip 2, duke nisur prej orës 17:00. Trajneri i Gunners, Mikel Arteta foli rreth kësaj sfide për kanalin zyrtar të klubit londinez.

Jemi krenarë që do të luajmë këtë finale në Wembley. Një ndeshje mes dy skuadrave që kanë patur një vit pozitiv, një takim i fortë. Në lojë është një trofe, të cilin ne duam të fitojmë.

Kjo do të jetë qasja jonë përballë një ekipi shumë të mirë si Manchester City. Sigurisht që e kemi të qartë se me cilët do të përballemi sot. Ne kemi respekt të plotë për Cityn dhe rezultatet që arritën në sezonin e kaluar.

Ata e kanë rritur shumë nivelin e kampionatit, bashkë me Liverpoolin, gjatë 6 viteve të fundit. Kështu që ne e dimë se për të fituar Premier League, ndoshta duhen grumbulluar 96 ose 100 pikë”, deklaroi trajneri spanjoll i Arsenalit.


Top Channel

You may also like