Artefakti i lashtë Asirian ekspozohet në Irak, pasi u kthye nga Italia – Shqip

by admin
Spread the love

Një artefakt i lashtë që daton nga Perandoria Asiriane u ekspozua në Bagdad pasi u kthye nga Italia. Artefakti u kthye pas vizitës së fundit që kreu Presidenti i Irakut, Abdul Latif Rashid, dhe iu dorëzua gjatë një ceremonie zyrtare Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Antikiteteve.

Duke folur gjatë një konference për shtyp, Rashid tha se artefakti i lashtë do të kthehet në Muzeun Kombëtar të Irakut.

Sipas ministrit të Kulturës të Irakut, Ahmed al-Badrani, artefakti ka një rëndësi të madhe për disa arsye, një ndër të cilat, për shkak se teksti me shkrim kuneiform, ishte i plotë. Tani do të përkthehet, tha Badrani, përpara se të ekspozohet për vizitorët në muze. Gjatë viteve të fundit, Bagdadi ktheu mijëra artefakte në Irak.

Klan News

You may also like