Artan Hoxha foto me avokatin e Alqi Bllakos: Po vrasim mendjen, iku me traget nga Durrësi apo nga mali

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha, ka publikuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një foto me avokatin e ish-deputetit Alqi Bllako. Gazetari thotë se Sokol Hazizaj ka qenë me të pak para mesnatës, ndërkohë që në rrjetet sociale avokati ka publikuar një “story” nga avioni.

“Mbani frymen njerez…. Foto taze me juristin e njohur Sokol Hazizaj, njekohesisht dhe avokatin e deputetit socialist Alqi Bllako…. Po vrasim mendjen nese Alqi ka ikur me traget nga Durresi, apo me monopat nga mali…. Me duket se Visit kete radhe, i ngelen dy paketat ne xhep…”, shkruan Hoxha.

Disa media kanë raportuar prej mbrëmjes së ish-deputeti është arratisur në Dubai. Sipas tyre, Policia me urdhër të SPAK ka kërkuar dje ish-deputetin e PS për ta arrestuar, por ai duket se është larguar nga Shqipëria.

You may also like