Arsovska: Nëse sot vendosim transport publik falas, nuk do të jetë efikas

by admin
Spread the love

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska për Kanal 5 tha se vendosja e transportit falas publik do të bëhet në mënyrë graduale dhe se në vendoset tani, nuk do të jetë efikas.

“Transporti falas do të vendoset në mënyrë graduale. Madje edhe të vendosim nëse Bashkia e Shkupit të vendos shumën për transport publik, nuk do të ketë efikasitet, për shkak se do të rritet numri i qytetarëve që do të shfrytëzojnë transportin publik”, tha Arsovska.

Ajo shtoi se me këtë nuk ka kapcitet dhe nuk do të jetë transport cilësor.

“Për pensionistët është e domosdoshme të ketë transport falas publik çdo ditë”, tha mes tjerash Arsovska.

You may also like