Arsenali mposht Southamptonin, kështu u vlerësuan Xhaka e Broja

by admin
Spread the love

Arsenali zhvilloi takimin ndaj Southampton në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë, ku triumfoi me rezultat 3:0, shkruan Insporti.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga francezi Lacazette, në minutën e 21’ të takimit. Goditja e dytë nga vendasit erdhi vetëm gjashtë minuta më vonë, me Martin Odegaard.

Gabriel Martinelli shënoi për 3:0 në minutën e 62’të.

Në këtë takim u lëndua sulmuesi “Kuqezi”, Armando Broja, i cili pësoi një lëndim në muskul dhe në minutën e 70’të u zëvendësua me Lyancon. Për aq minuta sa zhvilloi Broja u notua me notën 6.4

Në anën tjetër për Arsenalin u paraqit, Granit Xhaka, i cili nga SofaScore u vlerësua me notën 6.7, për 81 minuta sa zhvilloi.

Arsenali rënditet në pozitën 5 me 26 pikë, teksa Southmpton me 16 pikë në pozitën e 16-të. /Insporti.com

You may also like