Arsenal nuk gabon, fiton minimalisht si mysafir ndaj Wolves

by admin
Spread the love

Pas pesë ndeshjeve pa fitore, Arsenal është këndellur duke arkëtuar pikët e plota si mysafir i Wolves.

“Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 0 – 1, ndeshje që ishte mjaftë e baraspeshuar.

Arsenal dominoi gjatë pjesës së parë duke ndërtuar më shumë aksione dhe pasur posedimin e topit.

Ishte Gabriel që shënoi nga afërsia pas një pasimi të Alexandre Lacazette, gol ky që i solli tre pikë mysafirëve (25′).

Wolves gjithashtu rrezikoi shumë në pjesën e dytë, sidomos pas kartonit të kuq të Gabriel Martinellit, por ishte Ramsdale që bëri disa super pritje për t’ia mohuar golin.

Në fakt, ishte mesfushori Granit Xhaka që shënoi një autogol, mirëpo pas rishikimit të VAR-it u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Arsenal i afrohet top katërshes me 39 pikë, një më pak se West Ham, derisa Wolves qëndron në pozitën e tetë me 34 sosh.

You may also like