Arsenal fiton në minutën e 97! Ruan distancën 5 pikë nga Mamchester City që fiton ndaj Newcastle

by admin
Spread the love

Dy kryesuesit e Premier League angleze nuk gabuan në ndeshjet e tyre të javës së 26 të kampionatit. Arsenali i Mikel Artetës mvuajti jo pak në sfidën e tij me Bournemouth të cilin e mundi me përmbysje me rezultatin 3-2. Skuadra mike pa u mbushur minuta e parë e sfidës kapi në befasi mbrojtjen e Arsenalit teksa shënoi golin e parë me anë të Billing.

Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin 1-0 të Bournemouth me këtë të fundit që pas pushimit të ndeshjes  dyfishoi shifrat në 2-0 teksa shënoi me Senesi. ishte ky gol që duket se zgjoi përfundimisht Arsenalin që në minutën e 62 shkurtoi diferencën me Partey, ndërsa në të 70 barazoi shifrat në 2-2 me Benjamin White.

Në sekondat e fundit kur të gjithë menduan se dkjo sfidë do të përfundonte pikërisht me barazimin 2-2, Arsenali shënoi golin që përmbysi gjithçka me Nelson për të fituar këtë ndeshje duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me Manchester City të vendit të dytë.

Skuadra kampione e Anglisë nga ana e saj mundi Neëcastle me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në Etihad Stadium duke regjistruar fitoren e 4 në 5 ndeshjet e fundit të Premier league duke treguar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fitimi i titullit kampion. Manchester City priti 15 minuta për të marrë avantazhin në këtë ndeshje; Foden hyn në zonë dhe gjuan me të djathtën, një gjuajtje që u devijua nga Botman për të përfunduar në rrjetë duke i dhënë kështu avantazhin 1-0 skuadrës së citizens.

Në minutën e 35, kampionët e Anglisë patën një shans perfekt me Haaland për të çuar rezultatin në 2-0, por norvegjezi e dërgoi jashtë topin e goditur me kokë. Gjithsesi Manchester City e gjeti golin e dytë pas pushimit të ndeshje me Bernardo Silva që dërgoi në rrjetën e Pope një pasim të Grealish. në fund rezultati ishte 2-0 për Manchester City që shkon në 58 pikë, ndërsa neëcastle pësoi humbjen e dytë radhazi, ndërkohë që fitorja në kampionat i mungon që nga 15 janari

Në ndeshjet e tjera, Chelsea rigjen fitoren pasi mundi Leedsin 1-0, Tottenham u mund nga Wolverhampton 1-0, Brightoni shkatërroi Ëest Ham 4-0, ndërsa Aston Villa fitoi me Crystal Palace 1-0


Top Channel

You may also like