Arrivabene konfirmon largimin: Vendimi është marrë, Dybala nuk rinovon

by admin
Spread the love

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Arrivabene ka konfirmuar lamtumirën e Paulo Dybalas në fundin e këtij sezoni. Ai e pranoi këtë gjë gjatë një intervistë ne eventin United by Alessandro Moggi.

“Ndryshimi më i rëndësishëm është fakti se Juventusi nuk ka rinovuar kontratë e Paulo Dybalas. Me merkaton që kemi bërë e kam përsëritur se pas blerjeve të janarit, me afrimin e Vlahovic, pozicioni i Paulos nuk ishte më në qendër të projektit. Kjo është arsyeja pse ne preferuam të merrnim këtë lloj vendimi”.

Më pas ai shtoi: “Parametrat ishin të ndryshëm, unë kisha folur tashmë me të, askush nuk e ka vënë kurrë në dyshim se çfarë është i zoti të bëjë Paulo. Kishte disa çështje që duhet të merreshin në konsideratë për prezencat, gjatësinë e kontratës dhe karakterin ekonomik.

Zgjedhjet që kemi bërë në janar na kanë sjellë në këtë pikë. Nga ana e Juventusit do të ishte e lehtë të bënte një ofertë më të ulët, por do të ishte një mungesë respekti për Paulon. Vendimi është marrë. Takimi i sotëm ishte miqësor, i qartë dhe me respekt”. /oversport.tv

You may also like