Arrivabene e mohoi, në Itali zbulojnë detajet e ofertës së Juve për Pogba

by admin
Spread the love

Edhe pse Maurizio Arrivabene, CEO i Juventusit, deklaroi se nuk kishin folur për Paul Pogba në takimin e zhvilluar me agjentët e tij, në Itali janë të bindur për të kundërtën.

Veç kësaj, gazetarë të ndryshëm kanë publikuar edhe ofertën e bërë nga ana e klubit nga Torino.

Juventusi, sipas asaj që shkruan Nicolo Schira, i ka ofruar kampionit të botës një kontratë të vlefshme për tre sezone.

Në tavolinë Pogba ka një ofertë me pagë 8 milionë euro në sezon, plus dy të tjera bonuse. Gjithsesi oferta e PSG është më e lartë. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like