Arrijnë edhe 149 afganë në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Një grup i ri prej 149 qytetarësh nga Afganistani erdhën mbrëmë vonë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup. Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, bëhet fjalë për bursistë të Fondacioneve Shoqëri e Hapur dhe qytetarë të cilët kanë punuar në misionet ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si edhe anëtarë të familjeve të tyre.

“Qytetarët do të jenë përkohësisht të vendosur në Shkup deri sa nuk sigurohet transferim i destinacionit të tyre përfundimtarë. Shpenzimet në tërësi janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare. Pas aterrimit mbrëmë vonë u realizua procedura standarde, kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim.Kryqi i kuq u ndau paku higjienike dhe veshmbathje, ndërsa gjithashtu edhe për personat që më herët arritën në Maqedoninë e Veriut, Kryqi i Kuq distribuoi mjete shtesë për higjienë, veshje dimërore dhe mbathje. Deri më tani në vend arritën 450 qytetarë të Afganistan për të cilët institucionet bëjnë gjithçka që të ndjehen të siguritë duke ju siguruar gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like