Arrihet marrëveshje armëpushimi në rajonin e Luhanskut

by admin
Spread the love

Një marrëveshje armëpushimit është arritur për rajonin e Luhanskut në Ukrainë, ku forcat separatiste të mbështetura nga rusët kanë nën kontroll këtë rajon, ka njoftuar guvernatori lokal.

Është arritur një marrëveshje e përkohshme armëpushimi mes forcave ruse dhe atyre ukrainase në përpjekje për të ndihmuar civilët të largohen nga zonat ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Luhansku gjendet në lindje të kufijve të Ukrainës dhe është nën kontrollin e rusëve. Së fundmi është njohur si i pavarur nga presidenti rus Vladimir Putin, pak ditë para se të fillonte pushtimi.

Ukraina sot ka hyrë në ditën e 28-të të luftimeve të ashpra me agresorin rus që nuk ka të ndalur duke bombarduar qytetet ukrainase.

Rruga Press 

You may also like