Arrihet marrëveshja Roma-Zaniolo, italiani pranë rinovimit të kontratës

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Romës duket se kanë arritur që të bindin Nicolo Zaniolon për të rinovuar kontratën. Ylli i sulmit verdhekuq është shumë pranë një marrëveshje me klubin kryeqytetas për të vazhduar edhe më tej karrierën e tij.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, 23-vjeçari është shumë pranë firmës në kontratën e re. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë lidhur me Romën deri në qershor të vitit 2027.

Për sa i përket pagesës, Zaniolo do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuse. Klauzola nga ana tjetër do të jetë rreth 50-60 milionë euro. Marrëveshja sipas prestigjiozes italiane do të mbyllet brenda disa ditësh. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like