Arrihet marrëveshja! Kievi, Varshava dhe Vilnius bien dakord për të përshpejtuar eksportet e grurit përmes Polonisë

by admin
Spread the love

Ukraina, Polonia dhe Lituania kanë rënë dakord për një plan për të përshpejtuar eksportet e grurit ukrainas, sipas zyrtarëve.

Inspektimet e grurit do të zhvendosen nga kufiri Ukrainë-Poloni në një port lituanez në Detin Baltik, tha ministria e Bujqësisë së Ukrainës në një deklaratë në faqen e saj zyrtare.

Sipas mesazhit, masa do të “përshpejtojë tranzitin përmes Polonisë”, megjithatë nuk dihen detaje të mëtejshme.

Eksportet e ushqimit mund të arrijnë në pjesën tjetër të globit nga porti lituanez Klaipeda, ku nga nesër do të bëhen inspektime për dëmtuesit dhe sëmundjet e bimëve. Megjithëse qëllimi i marrëveshjes është të përshpejtojë eksportet e grurit ukrainas, ajo mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e tensioneve midis Varshavës dhe Kievit, pasi Polonia zgjati një ndalim për importet nga Ukraina.


Top Channel

You may also like