Arrihet akordi për huazimin, sulmuesi i Juventusit kalon te gjiganti i La Ligës

by admin
Spread the love

Atletiko Madrid ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e sulmuesit Moise Ken. 

23-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin spanjoll në një marrëveshje të drejtpërdrejtë huazimi deri në fund të sezonit 2023-24 për 500 mijë euro. 

Sipas ekspertit të transferimeve Fabricio Romano, nuk do të ketë një opsion për blerjen e sulmuesit.  Pritet që Ken të udhëtojë për në Madrid brenda dy ditëve të ardhshme, kështu që testet mjekësore mund të bëhen fillimin e javës së ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

You may also like