Arrihet akordi/ “E treta, e vërteta”, Ziyech transferohet në Turqi

by admin
Spread the love

Pasi siguroi kualifikimin në fazën “play-off” të Champions League falë rezultatit të përgjithshëm 4-0 kundër sllovenëve të Olimpia Ljubljanës, Galatasaray ka siguruar një përforcim nga Chelsea.

Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, karriera e të cilit do të vazhdojë në Turqi. 30-vjeçari maroken do të kryejë gjatë ditës së sotme vizitat mjekësore. Për t’u prezantuar më pas si lojtari më i ri i kampionëve të Turqisë.

Ziyech aktivizohet me Chelsea prej vitit 2020. Në janarin e këtij viti ishte afër kalimi te PSG, por akordi final nuk u finalizua për shkak të një problemi në komunikimin mes dy klubeve.

Gjatë verës u afrua me Al Nassr në Arabinë Saudite, por transferimi nuk u realizua për një problem fizik të “xholit” ofensiv.

Galatasaray do të jetë skuadra e pestë në karrierën e Ziyech pas Chelsea, Ajax, Tëente dhe Hereenveen.

Me kombëtaren e Marokut, me të cilën mbërriti deri në gjysmëfinalet e Botërorit Katar 2022, Ziyech numëron 54 ndeshje dhe 20 gola.


Top Channel

You may also like