Arrestohet ukrainasi, zhvati familjet e ushtarëve të rënë gjatë konfliktit me Rusinë

by admin
Spread the love

Një person është arrestuar nga shërbimet e sigurisë ukrainase (SBU), pasi zhvati familjet e ushtarëve të rënë gjatë konfliktit me Rusinë. 

Familjet marrin një pagesë të vetme prej 15 milionë UAH (rreth 325 mijë £) kur një ushtar vdes.

Burri kërcënoi me dhunë anëtarët e një prej familjeve që kishte humbur të afërmin e saj në luftë, duke përfshirë edhe fëmijët, kur ata refuzuan t’i jepnin një pjesë të kësaj pagese, tha SBU në një deklaratë.

SBU tha se e kapi atë “në flagrancë” teksa po merrte para nga një familje që ai e kishte kërcënuar.

Ai është akuzuar për zhvatje dhe nëse shpallet fajtor përballet me 12 vite burg.