Arrestohet sekretari i shkollës, dyshohet se mori ryshfet për ta pajisur një femër me diplomë

by admin
Spread the love

Sekretari i shkolles teknike në Ferizaj, ka përfunduar në prangat e policisë.

I njëjti dyshohet se mori ryshfet 1 mijë e 200 euro, për ta pajisur një femër me diplomën e shkollës.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot me datë 11.05.2023, është arrite të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së”, tha Hoxha.

Kjo shkollë ofronte mundësi në programin “Mësimi i përshpejtuar”/Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like