Arrestohet personi në rrethinën e Shkupit për shkak të shtënies me armë në argëtim familjar

by admin
Spread the love




Më datën 15.10.2022 në f. Vollkovë-Shkup, nëpunës policorë të Stacinit Policor Gjorçe Petrov e kanë privuar nga liria V.Z. (53) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se rreth orës 18:20 minuta në fshat ka shtënë me armë në argëtim familjar. Tek ai është gjetur dhe është sekuestruar pushka “Zastava M59/66” kalibër 7,62x39mm, kurse në vendngjarje janë gjetur më shumë gëzhoja nga plumbat. Në bisedë zyrtare në stacion policor ai e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.


You may also like