Arrestohet një shtetas grek për ofrimin e ryshfetit

by admin
Spread the love

Në pikën pagesore Demir Kapi mbrëmë në ora 20:10, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovë në Qendrën Rajonale për PK Jug, e kanë privuar nga liria G.K.(35) nga Greqia për kryerjen e veprës penale të ofrimit të ryshfetit.

Përkatësisht, G.K. i cili drejtonte kamionin “Scania” me gjysmërimorkio, të dyja me marka kombëtare bullgare, gjatë kontrollit të dokumenteve që ka dorëzuar për mbikëqyrje, i ka ofruar si ryshfet punonjësit të policisë një kartëmonedhë prej pesë eurosh, e cila i është kthyer menjëherë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Kavadar, nga i cili janë marrë udhëzime që personi të arrestohet dhe të ndalohet në stacion policor, ndërsa kundër shoferit do të ngrihet kallëzim penal pas procedurës së shpejtë para gjykatës kompetente në Negotinë

MARKETING




You may also like