Arrestohet një pejan për dhunë në familje dhe mbajtje e paautorizuar e armëve

by admin
Spread the love

Është arrestuar një person nga Vitomerica e Pejës, për dhunë në familje dhe mbajtje të paautorizuar e armëve.

Policia ka bërë të ditur, se informatën në lidhje me këtë rast, e ka pranuar gjatë ditës së djeshme, përcjell Klankosova.tv.

“Me datë 03.04.2022, rreth orës 11:00, në fshatin Vitomiricë-Pejë, Policia ka pranuar informatë për një rast dhunë në familje. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, dhe njësiti përkatës ka marrë veprimet e duhura për këtë rast, pas intervistimit të viktimës Policia ka siguruar informacion se i dyshuari posedon armë në shtëpinë e tij”, thuhet në komunikatën e policisë.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë gjysmë automatike cal 7.62x39mm

Një armw automatike cal 7.62x25mm

212 fishekë cal 7.62x25mm

152 fishekë cal 7.62x39mm

Policia bën të ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit lirohet në procedurë te rregullt.

You may also like