Arrestohet një hajdut nga Kumanova

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Nga SPB-ja e Kumanovës bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm kanë ndaluar një person me inicialet E.I.(35) nga Kumanova, pasi dyshohet se personi në fjalë ka kryer vjedhje në një pronë private në qytetin e Kumanovës. Pas arrestimit gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa 35-vjeçari po mbahet në stacionin policor për të kryer kallëzimin përkatës.
“Sot (23.02.2023) në orën 10:40 në Kumanovë, policët e SPB Kumanovë kanë arrestuar personin E.I.(35) nga Kumanova. Ai dyshohet se mëngjesin e sotëm ka hyrë në një pronë private në rrugën “Mosha Piade” dhe ka marrë disa sende. Gjërat e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.”- thuhet në njoftimin e policisë.







Artikulli paraprakMicevski: Krijimi i shumicës në Kuvend nuk bazohet në parime
Artikulli tjetërZelensky rikujton terrorin e 12 muajve në Ukrainë




You may also like