Arrestohet një 43 vjeçar në Tetovë – Shqip

by admin
Spread the love

Një 43 vjeçar nga Tetova është arrestuar sot nga policët e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, pasi siç përcjell tvklan.mk, i njejti ka qenë i dënuar me burg për tregti me substanca narkotike.

“Pjesëtarë të policosë të SPB Tetovë, sot (30- janar) rreth orës 16:00 në rrugën ‘Boris Kidriç’ në Tetovë, në bazë të fletarestit dhe me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 43 vjeçarin D.M. nga Tetova, i dënuar me një vit burg për veprën e kryer penale ‘prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve’, i dënueshëm nga neni 215 i Kodit Penal. Menjëherë, D.M. është dorëzuar në INKP “Tetovë” Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./tvklan.mk

You may also like