Arrestohet në Kosovë ‘baroni i drogës’, Gëzim Çela. Përdorte identitet të rremë, Tv Klan siguron foton e dokumentit – Shqip

by admin
Spread the love

Kjo është foto e Gezim Çelës, vetëm pak minuta pas arrestimit të tij në Kosovë falë shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe kosovare dhe partnerëve ndërkombëtar.

Prangosja e 55-vjeçarit u finalizua në Ferizaj në momentin kur ai ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria. Nga kontrollet e ushtruara atij iu gjetën karta identiteti si shtetas i Kosovës, si kjo që shihni dhe në këtë foto të siguruar nga Tv Klan.

Ai qarkullonte me identitet të ndryshuar si Bekim Bajraktari.

55-vjeçari nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, i konsideruar si “Baroni i drogës” prej vitesh rezulton i shumëkërkuar për drejtësinë shqiptare e jo vetëm.

Ish-punonjësi i forcave speciale ka nisur aktivitetin e tij kriminal që në vitin 1998 në Itali, vend ky ku ka dhe një dënim në mungesë prej 20 vitesh.

Dhe në Shqipëri ku është akuzuar për shumë ngjarje dhe i dënuar në vitin 2014 në mungesë për një laborator për përpunimin e kokainës.

Gjithashtu Gëzim Çela u shpall sërish në kërkim si organizator i grupit tashmë të goditur nga policia në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar gjatë operacionit të finalizuar në Tetor të këtij viti të koduar “Flakë në det”.

Ky operacion parandaloi një tentativë të shkëmbimit të lëndëve narkotike në det të hapur ku mes të arrestuarve kishe punonjës dhe ish-punonjës policie.

Për arrestimin e të shumëkërkuarit Gëzim Çela reagoi dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili vlerësoi bashkëpunimi midis policisë shqiptare dhe asaj kosovare dhe tha se forca e ligjit nuk do të kursejë askënd.

Tv Klan

You may also like