Arrestohet në aeroport, merret në pyetje ish-presidenti i RFEF Luis Rubiales mbi skandalin e Superkupës

by admin
Spread the love

Luis Rubiales duhet të dalë para një gjykatësi në lidhje me hetimin për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite. Pas kthimit në Spanjë nga një udhëtim pune në Republikën Domenikane, ish-presidenti i Federatës Iberike të Futbollit u arrestua në aeroportin Adolfo Suarez të Madridit dhe u dërgua në ambientet e Guardia Civil të Barajas në Terminalin 4.

Agjentët, raporton El Pais, i morën shenjat e gishtave, i lexuan të drejtat e tij para avokatëve të tij dhe morën deklaratën e tij. Sipas burimeve pranë hetimit, të cituara nga gazeta spanjolle, ish-presidenti i Federatës së Futbollit ka heshtur përpara se të lirohej në pritje të paraqitjes në Gjykatë.

Guardia Civil informoi Gjykatësin për arrestimin dhe lirimin e Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij si president i Federatës së Futbollit në shtator. Rubiales shkaktoi një skandal ndërkombëtar duke puthur në buzë lojtaren Jenni Hermoso, pa pëlqimin e saj, gjatë finales së Kupës së botës për femra.

You may also like