Arrestohet ish-Miss Bolivia/ I dashuri i saj në krye të një rrjeti të trafikut të armëve – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-Miss Bolivia 2020 Alondra Mercado Campos, është arrestuar për përfshirje në rrjetin e trafikut të armëve.

Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i saj u bë i mundur gjatë bastisjes së godinës ku ajo jetonte me të dashurin e saj dhe gjatë kontrolleve u gjet një arsenal armësh.

Sipas mediave lokale, 22-vjeçarja do të mbahet për 30 ditë në paraburgim deri në daljen e saj të parë në gjykatë. Partneri i saj, i quajtur Andrés Vásquez, aktualisht është në arrati dhe kërkohet për t’u marrë në pyetje për trafikun e drogës.

Fansat e modeles do të duhet të ndjejnë mungesën e saj në rrjetet sociale.

Ish-mbretëreshës së bukurisë do t’i duhet të përballet me realitetin e ashpër të burgut, shumë larg jetës luksoze që ekspozonte në rrjetet sociale.

Klan News

You may also like