Arrestohet 37 vjeçari që vrau dhe plagosi disa persona me shigjetë në Norvegji

by admin
Spread the love
728x90px

Është arrestuar 37 vjeçari danez, për sulmin me hark dhe shigjetë ndodhur mbrëmë në Norvegji.

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi i dyshuari përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Policia së pari u njoftua për një sulm në qytetin Kongsberg, në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo. Sipas policisë ai thuhet se ka vepruar i vetëm dhe do të hetojë nëse ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg tha se raportet për incidentin ishin “tmerruese”.

bekimcair

“Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani është në kontroll”, tha ajo në një konferencë shtypi.

37 vjeçari thuhet se ka nisur sulmin brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg.

Një nga të plagosurit ishte një oficer policie jashtë detyrës i cili ishte në dyqan në atë kohë.

Shefi i policisë lokale Oyvind Aas ka konfirmuar për mediat lokale ndërkombëtare se sulmuesi kishte arritur t’i shpëtonte një konfrontimi fillestar me policinë para se një arrestim të bëhej përfundimisht 34 minuta pasi të kishte filluar sulmi.

ash-ads

Lajme interesante

You may also like