Arrestohet 26-vjeçarja nga Shkupi, kërkohej me fletarrest

by admin
Spread the love




Nëpunësit policor të ekipit hetime nga Departamenti për Punë Kriminalistike Qendër dhe Bit Pazar dje e privuan nga liria S.D.(26) nga Shkupi, e kërkuar për vuajtje të dënimit me burg.

Sipas MPB-së ajo është dënuar me 4 vite dhe 3 muaj burg për veprat penale “vjedhje të rëndë” dhe “dhunë” sipas nenit 236 dhe nenit 386.

MPB njofton se ajo ka qenë e kërkuar me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit. MPB gjithashtu njofton se ajo është dërguar në institucionin ndëshkues-përmirësues.


You may also like