Arrestohet 22 vjeçarja nga Colorado që të gjatë seksit me dashurin e ri, e lidh, e plagos e më pas porosit ushqim (fotot)

by admin
Spread the love

Një 22-vjeçare është arrestuar në SHBA pasi gjatë intimitetit me të dashurin e ri që gjeti në rrjetin e njohjeve të reja, e kishte lidhur atë dhe kishte kërcënuar ta vriste me thikë, teksa ishte duke pritur të mbërrinte në adresë ushqimi që kishte porositur.

Lauren Marie Dooley, 22 vjeçe, u arrestua më 28 shtator kur policia u thirr në një apartament në  Colorado Springs, ku çifti i ri kishin shkuar për seks, por situata kishte dalë shpejt jashtë kontrolli.

Viktima i tha policisë se sapo ishin “njohur me Lauren” në rrjetet e njohjeve të reja dhe ishin takuar për herë të parë disa orë më herët.

Dooley e kishte pritur viktimën në apartamentin e saj dhe sipas raportimeve pas njëfarë bisede te shkurter ajo ishte zhveshur dhe kishte nisur të kryente seks oral ndaj të njohurit.

Por pak më vonë episodi kishte marrë kthesën e mbrapshtë.

Në deklaratën e policisë thuhet: “Ajo më pas kishte përdorur izolant për të lidhur kyçet e kaviljet e mashkulli. Viktima fillimisht ishte çuditur por nuk kishte kundërshtuar menjëherë. Ndersa kur Lauren nxorri një thikë të madhe kuzhine dhe i kërkoi të shkonte te dhoma e saj e gjumit, ai nuk donte më të qëndronte në apartament”.

Vajza 22-vjeçare akuzohet se kishte prerë me majën e thikës shpatullën e tij dhe më pas “e kishte shtrënguar me duar në fyt për rreth 20 sekonda”.

Burri kishte nisur të gjakosej nga plaga në shpatull dhe policia gjeti gjak dhe në çarçafët e krevatit të shtëpisë.

Gjatë kohës që ndoshte kjo Dooley kishte pororsitur t’i dërgonin ushqim në adresë dhe kërcënonte viktimën në rast se tentonte të arratisej.

“Nëse bërtet apo bën diçka do të të vras”, i tha vajza viktimës së saj, teksa e detyronte të rrinte ulur në krevat kur ajo hante ushqimin.

Megjithë tensionin e situatës, Dooley raportohej se më vonë e kishte zënë gjumi, kur dhe viktima mori thikën, preu izolantin me të cilin ishte lidhur dhe doli nga apartamenti.

Dooley ishte zgjuar gjatë largimit të pengut të saj dhe e kishte ndjekur deri te parkingu, ku ai kishte telefonuar emergjencën 911.

“Oficerët gjetën gruan dhe viktimën thuajse të zhveshur me një prerje në krahun e majtë. Ndërsa sulmuesja kishte gjak në krahët e duart e saj,” tha policia.

Dooley është akuzuar për sulm, pengmarrje, kërcënim dhe heqje të paligjshme lirie.

Nëse shpallet fajtore mund të dënohet deri me 20 vjet burg.