Arrestohen tre persona për vdekjen e punëtorit në Shkabaj

by admin
Spread the love

Tre persona janë arrestuar nga policia në lidhje me një rast “Vdekje e dyshimtë”.

Rasti kishte ndodhur më 28 dhjetor në fshatin Shkabaj, ku si pasojë një punëtor ka vdekur.

I ndjeri kishte rënë nga një lartësi dhe nuk arriti t’ju bëj ballë plagëve.

Ndërkaq personat e dyshuar kanë rënë në prangat e policisë pas më shumë se një muaji.

Ndaj njërit prej të dyshuarve është hapur rast “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës”.

Ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për kallëzim të rremë, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre/ Klankosova.tv

You may also like