Arrestohen mashtruesit e vizave (VIDEO)

by admin
Spread the love

Dëshirën për të udhëtuar në Evropë nuk mundi ta realizojë për shkak të vizës.

Mirëpo, gjakovarja kontaktoi me dy burra të cilët i premtuan se do tia bënin dokumentin që mundëson lëvizjen jashtë vendit.

Ndonëse për këtë shërbim asaj ia kërkuan 4000 euro, vizën nuk ia bënë.

Kështu ajo më 12 shkurt të këtij viti e lajmëroi rastin në polici.

E të premten Policia në Gjakovë ka arrestuar dy të dyshuar për rastin.

“Të dyshuarit pas pranimit të parave kishin shkëputur kontaktin me ankuesen. Policia pas veprimeve operativo hetimore ka arrit t’i arrestoj dy të dyshuarit.” deklaroi Emin Hoxha, Drejtor i hetimeve në Policinë e Gjakovës

Tutje Hoxha bëri të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

You may also like