Arrestohen gjashtë persona në Kosovë, tre prej tyre nga Maqedonia – u kapën me 85 mijë euro monedha false – Shqip

by admin
Spread the love

Tre persona nga Kosova e tre të tjera nga Maqedonia e Veriut në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.

Ata dyshohen për vepren penale “Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim)”.

Në këtë operacion janë sekuestruar thasë me monedha 2 euroshe metalike në vlerë prej 85 mijë e 10 eurosh.

“Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së përcjell Klankosova.tv

Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

You may also like