Arrestohen dy shkupjanë, kapen me veturën plot me dru pa dokumentacion

by admin
Spread the love





MPB bën të ditur se gjatë mbrëmjës së djeshme kanë arrestuar dy persona pasi të njëjtit janë kapur duke transportuar dru pa dokumentacion me një makinë VW Vento, përcjell TV21. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin M.A. nga Shkupi dhe 47-vjeçarin N.Q. nga Strahojadica e Shkupit.

“Paraprakisht, në rrugën “Serdarot”, pasi kanë vënë re efektivët e policisë, të dy kanë lënë automjetin dhe kanë tentuar të largohen me vrap, por shumë shpejt janë kapur. Ata janë ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprakOfensiva pranverore e Rusisë në Ukrainë ‘ka gjasa të ketë dështuar’




You may also like