Arrestohen dy persona nga fshati Falisht i Tetovës, qëlluan një derr të egër me pagesë – Shqip

by admin
Spread the love

”Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (12-nëntor) kanë privuar nga liria P.J. (44) nga Bërvenica e Tetovës dhe L.Ll. (64) nga falishi i Tetovës për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në veprën penale gjueti e paligjshme. Të dy kishin rënë dakord më parë të qëllonin një derr të egër dhe ta sillnin tek L.Ll., këshut që ai u kishte paguar atyre një sasi të caktuar parash. Derri i egër që më vonë u soll me automjet u mor dhe u dorëzua në Agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë. Dy personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

You may also like