Arrestohen dhunuesit, e kanë pranuar veprën – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nëpunës policorë të Njësitit për kriminalitet të dhunshëm-Njësia për kriminalitet të dhunshëm, dje i kanë privuar nga liria E.F. dhe I.T. Në të vërtetë, duke vepruar në bazë të denoncimit nga F.XH. (39), shtetas kosovar, sipas të cilit më datën 11.02.2023 në ora 22:30 minuta para dhe në shitore në rajonin e Kisella Vodës me mjet të fortë ka qenë i sulmuar në mënyrë fizike nga disa persona, nëpunësit policorë pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve i kanë gjetur kryerësit e veprës penale dhe i kanë arrestuar në stacion policor, kumtoi MPB-ja.

Pas kryerjes së bisedës zyrtare, ata kanë sqaruar dhe kanë pranuar veprën penale, kurse pas sigurimit të dëshmive plotësuese është informuar edhe PTHP Shkup, në bazë të udhëzimeve të së cilës do të parashtrohet kallëzim penale për veprën penale të kryer “dhunë” në bazë të nenit 386 të Kodit penal. 

You may also like