Arrestohen 197 anëtarë të organizatave kriminale për trafik drogë në vendet e BE-në dhe përdorim të dhunës ekstreme, mes tyre shqiptarë

by admin
Spread the love

Europol në bashkëpunim me autoritetet policore të disa vendeve evropiane kanë arrestuar 197 anëtarë të organizatave ndërkombëtare kriminale që trafikonin sasi të mëdha të lëndëve narkotike në të gjithë Bashkimin Evropian dhe që karakterizoheshin nga përdorimi ekstrem i dhunës.

Siç raporton Europol, mes të arrestuarve, të cilët janë nga 34 kombësi të ndryshme, 33 prej ishin “Wanted” nga policia dhe gjashtë ishin klasifikuar si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Gjithashtu, organizatat kriminale u përfshinë edhe në aktivitete të ndryshme të organizuara kriminale, si trafik droge, vrasje, plagosje të rënda, pastrim parash, posedim armësh dhe larje hesapesh.

Për 29 dosjet e hetimit që janë hapur për këto akuza, janë kryer 114 kontrolle, ku janë sekuestruar mbi 8 tonë lëndë narkotike, dhjetëra armë, automjete dhe miliona euro.

Mes 197 të arrestuarve për trafik droge, pjesëmarrjes në organizatë kriminale, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje, ka shtetas nga Shqipëria, Gjermania, Algjeria, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Sllovakia, Spanja, Estonia, Finlanda, Franca, Irani, Irlanda, Italia, Letonia, Libani, Lituania, Maroku, Nigeria, Holanda, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Rusia, Serbia, Somalia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Uruguai dhe Venezuela.

Njësia Qendrore për Drogën dhe Krimin e Organizuar (UDYCO) e Policisë Spanjolle i ka zhvilluar këto operacione speciale me forcat e tjera policore evropiane dhe me mbështetjen e Europolit, si dhe DEA-s, Frontex dhe Eurojust.

Hetimet janë financuar me fondet e BE-së në kuadër të mbështetjes së dhënë për shtetet anëtare, për të luftuar krimin në fusha të tilla si trafiku i kanabisit, heroinës dhe kokainës.


Top Channel

You may also like