Arrestimi i një ministri në Maqedoni, si ishte plani dhe pse u largua prokurorja maqedone Ruskoska?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prokurorja Vilma Ruskovska para se të suspendohej nga pozita e shefes së departamentit për ndjekjen e krimit të organizuar në prokurorinë publike kishte planifikuar arrestimin e një ministre të fuqishëm në Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, transmeton portali Express.

Burime në Prokurorinë Publike, të njohura me rastin, pohojnë se janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme para hetimore për rastin ku është përfshirë ministri dhe janë marrë të gjitha provat e nevojshme për shkelje të ligjit.

Plani, sipas burimeve të prokurorisë, ishte që Ruskovska të arrestonte ministrin dhe ai të shkonte në paraburgim për të mos ndikuar te dëshmitarët, të mos mund të përsëriste krimin dhe të mos arratisej jashtë vendit.

Burimet e expres.mk pohojnë se ministri mund të shpëtohet përkohësisht nga ndjekja penale, por se krimi që ka bërë nuk skadon shpejt dhe me siguri që një ditë do të jetë në listën e Prokurorisë si i dyshuar, sepse dokumentet që janë prova kyçe kundër tij nuk mund të fshihet ose të shkatërrohen.

Prokurorja Ruskovska para tri ditësh ka njoftuar se javën e ardhshme planifikon të fillojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve për rastin “Stacioni i Inspektimit Teknik” në të cilin është bërë regjistrimi i autobusëve “Besa Trans”, por nuk ka treguar detaje rreth arrestimit./INA/

You may also like