Arrestimi i kryeshefit dhe bastisjet në KEK, Jansha: Rezultat i gjetjeve nga rasti i Berishajt

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Para këtij arrestimit, sot në hapësirat e KEK-ut është kryer një kontroll nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Rreth këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe ish-kryeministri slloven Janez Jansha, i cili njëkohësisht e përmendi edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, që për muaj të tërë përflitet se është pjesë e një skandali financiar e energjetik në Slloveni në lidhje me kompaninë GEN.

Jansha tha se arrestimet dhe bastisjet e sotme në Kosovë vijnë pas rastit të Berishajt.

“Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket janë si rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GEN”, ka shkruar Jansha në Twitter.

Berishaj, akuzat ndaj tij i ka mohuar vazhdimisht.

You may also like