Arrestime për vrasjet në Izrael/ 42 persona në pranga, autori sulmit në sinagoga një 13-vjeçar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia izraelite ka arrestuar 42 persona pas sulmit të së premtes në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, ku mbetën të vrarë shtatë persona dhe dhjetë u plagosën.

Policia izraelite e përshkroi sulmin në lagjen hebraike si një “sulm terrorist”, ndërsa tha se personi që kreu sulmin ishte një djalë 13-vjeçar.

Ata thanë se ai ishte “neutralizuar”, por nuk dhanë më shumë detaje.

Të shtënat në lagjen hebraike të Neve Ya’akov pasuan një sulm vdekjeprurës nga ushtria izraelite që ndodhi më 26 janar në Bregun Perëndimor. Bastisja në një kamp refugjatësh në Jenin u shndërrua në një shkëmbim zjarri, në të cilin u vranë të paktën nëntë palestinezë, ndërsa një i dhjetë u vra në përleshje në një lokacion tjetër.

Ndërkohë, një zëdhënës i lëvizjes islamike Hamas tha se incidentet ishin të lidhura.

Vrasjet ndodhën pak ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Përshkallëzimi i konfliktit izraelit-palestinez, i cili zgjatë me dekada, paraqet sprovë për qeverinë e re të ekstremit të djathtë, të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e cila mori detyrën me premtimin për të mbajtur qëndrim të ashpër, mes tensioneve të rritura me palestinezët.

 


Top Channel

You may also like