Armina Mevlani publikon foto të reja nga dasma. Vëmendjen e merr…vajza e Shkëlzenit (FOTO)

by admin
Spread the love

Pak javë më parë, pikërisht më 25 shtator, blogerja e moderatorja e njohur shqiptare, Armina Mevlani i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë dashurinë e saj disa vjeçare me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha.

Çifti organizuan një dasmë madhështore në një fshat në periferi të Tiranës, teksa në këtë festë kaq të veçantë për ata të dy, Shkëlzeni dhe Armina kishin ftuar rreth 300 njerëz, mes të cilëve jo vetëm familjarë, por edhe njerëz të njohur nga bota e politikës, medias dhe muzikës.

Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës është konsideruar nga shumë prej mediave si eventi i vitit, teksa edhe pse kanë kaluar thuajse tre muaj nga dasma e tyre, Armina ka vendosur ta rikujtojë për të gjithë ndjekësit e saj se sa madhështore ka qenë.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto në rrjetin e saj social, Instagram me shoqërueset e saj, gjatë setit të fotove përpara dasmës, ku shihet Armina së bashku me një grup të ngushtë shoqesh. Por, veç Arminës të veshur nuse, vëmendjen e ka tërhequr më së shumti vajza e Shkëlzen Berishës, e cila shihet sipër në të djathtë të Arminës.

Kjo foto i jep fund edhe të gjitha aludimeve se mes blogeres dhe fëmijëve të partnerit të saj, marrëdhënia nuk është e mirë. Jo, duket më e mirë se ç’mendohet!

You may also like