Armike të përbetuara, Melinda i dërgon “selam” Taynës përmes një emisioni televiziv

by admin
Spread the love

Këngëtarja Melinda Ademi ka qenë e ftuar në “Zemër Luana”, ku është vendosur përballë pyetjeve që lidhen me kolegët e saj.

Për habi, Melinda u shpreh se do të dëshironte të kishte një bashkëpunim me Rina Balajn, teksa nuk hezitoi të flas edhe për Taynën.

Ademi u shpreh se ajo përpos që flet pas krahëve për të, është përpjekur disa herë t’i pengojë rrugën e saj.Reperja madje i dërgoi një mesazh nëpërmjet ekranit, “armikes së saj”. “Mos mendo se nuk i kam dëgjuar fjalët,”-u shpreh Melinda.

Pas publikimit të këngës më të re nga Tayna, në të cilën ajo thumbonte reperen Melinda, ka ardhur më herët edhe reagimi nga kjo e fundit.

Në disa postime në Instastory, Melinda tha se katër vite më parë kur ajo u bë pjesë e tregut, koleget filluan të dukeshin ndryshe dhe të bëhen si ajo.

“Më duket shumë për të qeshur. Në 2018 e gjithë estrada shqiptare u duk ndryshe, dhe ende sot 2022 po duken të gjithë si unë. A keni shkuar tek doktorët me foton time apo çfarë ka ndodhur. E vërteta është e vërteta, mos u prekni vetëm shikoni fotot para dhe pas do e shikoni se ku e kam fjalën. Sepse unë jam më realja këtu”- u shpreh Melinda.

Ajo nuk ka përmendur emra konkretë, por fansat dyshojnë se bëhet fjalë konkretisht për Taynën./Botapress.info/

You may also like