Armëpushimi në ditën e pestë të luftës Izrael-Hamas, priten të lirohen 10 pengje të tjerë

by admin
Spread the love

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një zgjatje dy-ditore të armëpushimit në Rripin e Gazës.

Sipas marrëveshjes, Hamasi do të lirojë 10 pengje të tjera çdo ditë gjatë dy ditëve të ardhshme, sipas një zyrtari të lartë izraelit.

Zgjatja u vendos të hynte në fuqi kur grupet e katërt të pengjeve u liruan të hënën , sipas Mark Regev, një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit.

Presidenti i SHBA Joe Biden vlerësoi pauzën e vazhdueshme në luftime dhe tha në një deklaratë: Ne nuk do të ndalemi derisa të lirohen të gjithë pengjet e mbajtura nga terroristët e Hamasit.

Megjithatë, jo të gjithë nga afërsisht 240 personat e kapur gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael janë ose mbahen nga Hamasi, grupi militant që nisi sulmin. CNN ka raportuar më parë se midis 40 dhe 50 pengje janë mbajtur nga  Xhihadi Islamik Palestinez  ose grupe të tjera militante. Marrëveshja e armëpushimit kërkon që Hamasi dhe jo një grup tjetër të dorëzojë pengjet.


Top Channel

You may also like