Armëpushim në Gaza gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit? Çfarë po diskutohet

by admin
Spread the love

Palestinezët po përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit, por luftimet vdekjeprurëse në Gaza mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit vijojnë, pa asnjë armëpushim në horizont ndërkohë që vendi ndodhet në mesin e një krize të tmerrshme humanitare.

Një anije bamirësie spanjolle me ndihma ushqimore u përgatit për të lundruar nga ishulli i Qipros me qëllim që të zbusë vuajtjet e civilëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit që i gjen në luftë banorët në Rripin bregdetar të Gazës. Raportohet se brenda anijes ka 200 tonë ushqime që pritet të shkarkohen në brigjet e Gazës.

Me paralajmërimin e përsëritur të OKB-së për krizën humanitare, aeroplanët e Shteteve të Bashkuara, Jordanisë dhe vendeve të tjera hodhën përsëri ndihma ushqimore, por koordinatori i ndihmës i Kombeve të Bashkuara për zonën ka thënë se furnizimet nga toka janë mënyra më e mirë për të marrë ndihmë për 2.4 milionë banorët e territorit.

Javët e bisedimeve që përfshijnë ndërmjetësuesit e Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit kanë synuar një armëpushim gjashtë-javor dhe lirimin e 100 pengjeve që Hamasi mban ende në këmbim të të burgosurve palestinezë të liruar nga burgjet izraelite, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin për të arritur një marrëveshje, pasi Izraeli kishte kërkuar një listë të plotë të pengjeve të mbijetuara, ndërkohë që Hamasi i kishte bërë thirrje Izraelit që të tërhiqte të gjitha trupat e tij nga Gaza.

Vëmendja gjatë muajit të agjërimit mysliman do të përqendrohet në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin lindor të aneksuar, një pikë e shpeshtë në të kaluarën pasi është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe i shenjtë për hebrenjtë që e quajnë atë Malin e Tempullit.

Megjithatë një burim i AFP-së tha në anonimit se gjatë 10 ditëve të para të muajit të shenjtë të Ramazanit do vijojnë negociatat për një armëpushim mes palëve.


Top Channel

You may also like