Armëmbajtje pa leje në Kaçanik, shoqërohet në polici 40-vjeçari

by admin
Spread the love

Policia e stacionit në Kaçanik njofton se dje rreth orës 14:15 ka pranuar një informacion se në fshatin Soponicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri pa leje.

Pas kësaj, hetuesit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit G. T i moshës 40 vjeçar, tek i cili kanë gjetur një armë zjarri me një karikator dhe një fishek, të cilat më pas janë konfiskuar.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like