Armando Broja në radarët e klubit italian, ekipi i Serie A e do në merkaton e janarit

by admin
Spread the love

Sipas “Tuttosport”, Torino do të tentojë të shesë Nemanja Radonjic në merkaton e janarit, pasi ka pasur një përplasje me trajnerin.

Largimi i tij mund të bëjë që Torino të hidhet menjëherë në merkato për të gjetur një tjetër sulmues dhe sipas medias në fjalë, emri më i përfolur në kampin e Torinos është Armando Broja, sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Chelsea.

Armando Broja sapo është kthyer nga një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave, por ka treguar se fiziku i tij është tepër i fortë edhe pas një ndalese të gjatë, kështu që Torino do të shqyrtojë mundësinë ta sjellë në Serie A në janar./h.ll/abcnews.al

You may also like