Arjan Çani vë me “shpatulla pas murit” Ervin Salianjin: Nuk mund të harrojnë shqiptarët kur dole në ballkon

by admin
Spread the love

Arjan Çani, i ka kujtuar deputetit të PD-së, Ervin Salianji, skenat e dhunës në selinë e PD dhe përplasjen mes demokratëve, ku pala që mbështeste Bashën përdorën dhunë dhe gaz lotsjellës.

Mes Çanit dhe Salianjit, pati një debat në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv.

Debati:

Arjan Çani: Duhet ti themi disa gjëra Salianjit. Nuk mund ti harrosh pamjet që panë shqiptarët në ballkon aty, sa i dhunshëm ishte. Duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ka bërë. Të ka parë gjithë publikut. Nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Të bëje një mea culpa të madhe. Nuk e ka bërë akoma.

Ervin Salianji: Kthehem edhe unë te ca gjëra… Ajo pamje është në kat të tretë për ata që e njohin atë godinë. Në kat të tretë nuk ka dhunë me një dru që hedhin. Nën agresion, kam shkuar në një mbledhje të thirrur nga kryetari. Nuk e kam ditur që ka blinda aty. Të nesërmen e kam thënë që PD duhet të kishte dyert të hapura. 

Janë bërë gjatë periudhës pas vitit të ri, ne nuk kemi qenë aty. Mbledhja e parë në 8 janar, kemi parë që hyhej vetëm në një drejtim të caktuar. Kishte edhe një deklarim publik, të drejtuesve që ishte vetëm punime në panelin elektrik.

Për shkat të një gabimi politik, përderisa kisha mbajtur qëndrim që Basha duhet të rrinte, unë nuk mund të ndryshoja dhe të dilja pas dy muajsh…

You may also like